Lajme

Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, qëndron të premten në Kosovë

Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, do të qëndrojë të premten për vizitë në Kosovë.

Levits do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në orën 12:15, ka bërë të ditur të enjten kabineti i Konjufcës.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për t’i ofruar qarkullim të lirë presidentit letonez, Levits dhe delegacionit të tij, do të bëjë ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

“Me qëllim të qarkullimit të lirë të eskortës nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare. Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtar policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më shumë  Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *