KryesoreLajme

Miratohet në parim projektigji për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për çmimet tavan.

Kuvendi e miratoi Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, me 63 vota për.

Deputetët e opozitës nuk e mbështetën.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se fokusi është për mbrojtjen e qytetarëve dhe se ky ligj do të shërbejë si instrument i jashtëzakonshëm në situatë të jashtëzakonshme.

Lexo më shumë  Lufta me yjet e oligarkëve - Ku manipulon Rama, policia dhe mediat e tij

“Ky ligj nuk është kundër biznesit dhe tregut të lirë”, ka thënë ai. Sipas tij, ligji është vetëm kundër abuzimit me çmimet.

Rruga Press

YouTube player