Bota

Presidenti i Kinës rikonfirmon se nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka ripërsëritur kundërshtimin e Pekinit për t’i vendosur sanksione Rusisë, raporton BBC.

Shtetet perëndimore i kanë vendosur sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një adresim në forum rajonal ekonomik, Xi ka thënë se Kin është kundër taktikave të presionit ekstrem dhe se ndërprerja e furnizimeve nuk do të funksionojë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ai ka dënuar atë që e ka quajtur “mentalitet të luftës së ftohtë”, unilaterizëm dhe hegjemonizëm – fjalë që Kina shpesh i përdorë për ta kritikuar politikën e SHBA-së.Pekini ka refuzuar ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe ka premtuar se do të vazhdojë marrëdhënie normale tregtare me “partneren e saj strategjike”, Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *