Bota

SHBA fillon të stërvitë ushtarët ukrainas për përdorimin e artilerisë së rëndë

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se stërvitja e personelit ukrainas për përdorimin e obusit amerikan, artilerisë 155 milimetërshe, ka filluar në një vend evropian jashtë Ukrainës. Ky është fillimi i një përpjekje për t’i mundësuar ushtrisë ukrainase të përdorë artilerinë e sapo furnizuar amerikane në betejën e përshkallëzuar për rajonin Donbas në Ukrainën lindore.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se i pari nga 18 obusët e premtuar të Shteteve të Bashkuara mbërriti të mërkuren në Evropë dhe ngarkesa të tjera të kësaj arme pritet të dërgohen në Ukrainë.

Lexo më shumë  ShBA-ja thotë se dy anije me flamur amerikan kanë kaluar suksesshëm nëpër Hormuz

Sistemet e artilerisë do të dërgohen me rrugë tokësore në Ukrainë. Stërvitja e personelit ukrainas është duke u bërë në obuset e tjera 155 milimetërshe gjetkë në Evropë, tha zyrtari.

Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane tha gjithashtu se Rusia në 24 orët e fundit ka shtuar katër batalione të tjera taktike me ushtarë në Ukrainë, tre prej tyre në rajonin e Donbasit.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik: Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO!

Zyrtari nuk tha se sa batalione taktike ndodhen tani në Donbas, por të martën Pentagoni tha se Rusia kishte gjithsej 78 batalione të tilla në Ukrainën lindore dhe jugore. / VOA. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *