BallinaLajme

Premçe: Sektori i fasonerisë u godit rëndë. 127 milion euro humbje dhe 23 mijë persona humbën punën

I ftuar në RTV Ora, përfaqësuesi i Shoqatës të Fasonëve, Edvin Premçe është shprehur se, humbjet e këtij biznesi për këtë vit arrin në shifrat 127 milionë euro ose 15,8 miliardë lekë. Ndërsa shtoi se janë humbur nga ky sektor 22-23 mijë vende pune.

Fatos ÇoçoliPse SOS eksportet shqiptare? Ju jeni përfaqësuesi i një industrie me 700 fabrika. Keni punësuar përpara pandemisë 70 mijë punonjës, sa punësoni tani?

Edvin Premçe: Importet janë tregues i blerjeve që bëhen nga shteti dhe eksportet janë shitjet që  bëhen nga shteti. Pra të ardhurat e shtetit. Duke patur këtë rënie të eksporteve, sidomos në sektorin e fasonëve dhe prodhuesëve të këpucëve.

Humbja ka qenë 127 milionë euro dhe humbjet e vendeve të punës deri tani në 22-23 mijë vende pune. Këtu shtojmë edhe pjesën tjetër e munguar, që janë taksat që i mungojnë shtetit, vendet e punës që akoma nuk llogariten te këto eksporte. Dhe jemi në një SOS të vërtetë.

YouTube player