BallinaBota

OBSH: Vaksina do sjellë fundin e pandemisë, por rruga është e rrezikshme!

Deklaratat e OBSH për vaksinat, duken optimiste. Bota mund të fillojë të ëndërrojë fundin e pandemisë, u shpreh së fundmi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Pranvera mund të shënojë kthimin e historisë, duke nisur fillimin e fundit të një kapitulli sfilitës për botën. Megjithëse, drejtori i OBSH-së, thotë se rruga deri atje është e rrezikshme. Në deklaratën e tij, ai iu referua vendeve të pasura dhe më të fuqishme.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

“Vendet e fuqishme, nuk duhet të shkelin mbi të varfrit për vaksinat. Pandemia ka treguar më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, me akte dhembshurie por gjithashtu ka nxitur përçarjet dhe interesat vetjakë”./-dritare.net

YouTube player