Lajme

Prej dy ditësh pylli në flakë, digjen 50 hektarë drurë shekullorë në Gramsh (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri në Shqipëri e cila vijon të jetë aktive që nga dita e djeshme, ka shkrumbuar disa hektar pyll me pisha në Njësinë Administrative Kukur.

Terreni i vështirë dhe era kanë favorizuar flakët të cilat kanë djegur drurët shekullorë.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, forcat zjarrfikëse po bashkëpunojnë me banorët e zonës dhe Shërbimin Pyjor.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Shefi i Zjarrfikëses Gramsh, z. Ilir Lapushi, u shpreh se zjarri ka shkrumbuar më shumë se 50 hektar dhe situata është tepër e vështirë, për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Ai ka bërë me dije se po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Nëse zjarri do të vazhdoje me këtë ritëm, rrezikohet të futet edhe në fshatin Mukaj dhe Sojnik.

Lexo më shumë  Shpërthim në veri të Kosovës, dyshohet për granatë dore
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *