Ja çfarë rrezikon Donald Trump nëse FBI-ja ka gjetur dokumente konfidenciale në Mar-a-Lago

Ish-Presidenti i SHBA, Donalt Trump mund të ndalohet të mbajë poste publike nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka dyshime se në materialet që FBI ka gjetur në rezidencën e tij luksoze Mar-a-Lago janë konfidenciale dhe janë marrë pa të drejtën e tij gjatë shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë saga ligjore do të jetë një zhvillim ‘bombastik’ që do të hidhte në tokë shpresat e tij për një rikandidim për postin e Presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.

Lexo më shumë  “Putini po përgatit sulmin e bujshëm”, shërbimet sekrete: Një nga objektivat, kabllot e komunikimit nënujor

Ligji federal në Amerikë ndalon një person të dënuar për keqpërdorimin e dokumenteve të mbajë ndonjë post zyrtar në SHBA.

“Nëse Trump dënohet sipas këtij statuti federal, atij do t’i ndalohet të mbajë çdo detyrë, përfshirë zyrën e presidentit”, tha ish-prokurorja federale Neama Rahmani për DailyMail.com.

Rezidenca e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida u bastis nga FBI të hënën dhe aksioni thuhet se është pjesë e një hetimi të gjerë, por vetë ish-Presidenti nuk ka deklaruar në mënyrë specifike se çfarë po kërkonin agjentët federalë, por tha vetëm se shtëpia e tij ishte “nën rrethim dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh”.

“Trump mund të përballet me ekspozim të rëndësishëm kriminal’ nëse bastisja e FBI-së përcakton se ai shkatërroi të dhënat e qeverisë”, tha Rahmani, i cili është president i avokatëve të Bregut Perëndimor.

Ai tha se Trump ka të ngjarë të akuzohet sipas Kodit të SHBA-së, Titulli 18, Seksioni 2071, i cili përfshin fshehjen ose shkatërrimin e dokumenteve të qeverisë amerikane. Kodi thotë se kushdo që ‘fsheh, heq, gjymton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme, ose tenton ta bëjë këtë, ose, me qëllim për ta bërë këtë, merr dhe heq çdo procesverbal” mund të gjobitet dhe dënohet me një maksimum prej tre vite burg.

Dispozita gjithashtu thekson se kushdo që dënohet për fshehjen ose shkatërrimin e të dhënave “do të humbasë detyrën e tij dhe do të skualifikohet nga mbajtja e ndonjë posti nën Shtetet e Bashkuara”.

Kujtojmë se Trump mori me vete 15 kuti me materiale kur u largua nga zyra e tij në Uashington D.C., në janar 2021.

Kutitë u kthyen në Arkivin Kombëtar një vit më vonë, në janar 2022, por agjentët të hënën thuhet se po kërkonin të shihnin nëse Trump kishte mbajtur të dhëna presidenciale shtesë ose ndonjë dokument të klasifikuar.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese