Lajme

Prej 4 orësh i bllokuar në galeritë e minierës, nuk dihet fati i minatorit

Një minator ka mbetur i bllokuar prej 4 orësh në një prej galerive të minierës së Bulqizës, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku një masiv shkëmbor u shemb në një galeri në Zonën e Parë, duke zënë brenda një minator.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Sipas policisë minatori Muharrem Plaku ka qenë duke punuar në brendësi të galerisë, dhe nuk dihet nëse është bllokuar apo është zënë poshtë nga masivi i shembur.

Ngjarja ka ndodhur në një galeri të subjektit “KADURTEX”, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë.

Grupi i Avari Shpëtimit dhe specialistë të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM) ndodhen në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve sasia e materialit është shumë e madhe dhe është shumë e vështirë nxjerrja e minatorit Muharrem Plaku.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *