BotaKryesore

Prag lufte! SHBA-BE takim urgjent, paralajmërohen sanksione të fuqishme ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë biseduar për një “paketë të fuqishme sanksionesh” që do të vendosen në “rastin e agresionit të mëtejshëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë”, sipas një njoftimi të BE-së të publikuar të shtunën.

Sipas njoftimit, Björn Seibert, kreu i kabinetit të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi sanksionet gjatë bisedës së tij të premten mbrëma me këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan “mbi situatën në Ukrainë”.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Zyrtarët diskutuan gjithashtu “hapat shtesë që do të ndërmerren për t’u përgatitur për çdo ndërprerje të ardhshme të furnizimit me energji në Evropë”, tha ai, duke ndarë mendimet e tyre mbi partneritetin strategjik BE-SHBA për sigurinë e energjisë.

Ndryshe, nga SHBA kanë ardhur paralajmërime se java e ardhshme mund të jetë kritike dhe se Rusia mund të nis pushtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *