Sport

Largim i bujshëm, Mesi mendon lamtumirën nga PSG, ja ku pritet të transferohet

Largimi i Lionel Mesit nga Barcelona vijon të përflitet në botën e futbollit, si një nga divorcet më të bujshme në vitet e fundit. Lotët e “pleshtit” nuk janë harruar ende nga tifozët blaugrana, të gjithë shpresojnë që beniamini i tyre të rikthehet sërish një ditë në “Camp Nou”.

Problemet ekonomike që kishte klubi ishin një faktor përcaktues në transferimin e tij tek PSG-ja, por me sa duket Messi nuk është i lumtur në Paris, mbi të gjitha familja e tij. Sipas mediave të ndryshme, Mesi po shqyrton që tani një rikthim të mundshëm në Barcelonë, kjo për disa arsye. Në Paris është shumë larg emrit që përfaqëson, e ka shumë të vështirë të jetë Mesi i dikurshëm, tifozët francez nuk e kanë pritur edhe aq mirë, së fundmi shpërthyen në protesta duke e quajtur mercenar.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Një tjetër arsye e fortë për një rikthim në Barcelonë në fund të këtij sezoni është se aty do të gjente mikun e tij Xavi, tashmë në rolin e trajnerit. Barcelona gjithashtu mund të përmbush kërkesat e tij ekonomike pasi me sa duket i kanë zgjidhur problemet financiare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *