Lajme

Pra burim i të vërtetës për Berat Buzhalën dhe shokët e tij është Sllavko Simiq, urdhërdhënësi i sulmit ndaj mediave në Leposaviq, me 16 qershor 2023

Nga Pleurat Salihugazetari që huliganët serb i thyen krahun

Pra burim i të vërtetës për Berat Buzhalën dhe shokët e tij është Sllavko Simiq, urdhërdhënësi i sulmit ndaj mediave në Leposaviq, me 16 qershor 2023!

Ma kanë thën ish-shokët e Beratit se ai për përfitime materiale nuk e kursen askënd, madje ca që e kanë strehu në banesën e tyre, ma kanë thënë që pas shpine është i rrezikshëm. Andaj kurrë nuk kam pranu shoqni me te, punë për te apo kafe me pi. Por, që është në gjendje me ardhë deri këtu, që Simiqin me marrë si burim veç pse unë e kam identifikuar dhe e kam kuptuar kur ka dhënë urdhër për me na sulmu, besomni nuk e kisha besu. Berat, luftën që e ke nisë ma s’ka pardon, me ditë që baba Rizah çohet prej dheu, nuk ta fali. Je mësu me i friku njerëzit me shefa, unë s’ta pipi shefin e nanës. Pa problem, deri në fund kemi me çu. Ta kam falë kur në status tëndin e ke shpërnda foton time me nanë, ta kom falë kur ke tentu m’e më kërcënu, mirëpo këtë kurrë. Krejt i kam lanë, madje i kam sakrifiku edhe të mirat materiale, që me u përball me burimin tënd, i cili dha urdhër atë ditë, vetëm që të mbrohet liria e fjalës, raportimin dhe puna e gazetarit njëherë e mirë, mos të rrezikohet kurrë më në këtë Republikë në të cilën gravitojmë bashkë. Sa të duash mundohu me pastru prej mëkatit Sllavkon tënd, sa pastrohet Juda prej tradhëtisë ndaj Jezusit. Është po ky Simiqi që faktet tona i mohoi bashkë me Listën Serbe. Madje edhe Vuçiçi i juaj tha se, ne i kemi provokuar huliganët. Andaj, nëse je boletin maje këtë luftë, por me tentu me i pastru të dyshuarit dhe kriminelët, harroje sot e 100 vjet. Ju që po ja mbani zhagun këtij Beratit, po ua kthej mrapshtë ato telefonata apo shkrime, kinse keni ndje dhimbje pas sulmit. Kushdo që e ka shpërnda lajmin e Beratit dhe të burimit të tij Simiq, ma me mua shoqëri nuk keni. Logjika e idiotit nuk paska kufi, logjika e mercenarit nuk po e kursejka askënd, madje logjika e përfituesit po shkelka edhe mbi sakrificën e kolegëve gazetarë!

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player