Bota

Zelensky: Absurde nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samit

Presidenti i Ukrainës thotë se do të ishte “absurde” nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e aleancës.

Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina “meriton respekt”, duke shtuar se duket se nuk ka “gatishmëri” për ta ftuar Ukrainën në NATO ose për ta bërë atë anëtare të aleancës.

Ai shkroi në Twitter: “Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk vendoset afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërkohë që në të njëjtën kohë shtohen formulime të paqarta për ‘kushtet’ edhe për ftesën e Ukrainës”.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

“Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të Aleancës.

“Kjo do të thotë se një dritare mundësie po lihet për të negociuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në negociatat me Rusinë.

Dhe për Rusinë, kjo do të thotë motivim për të vazhduar terrorin e saj”.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Diskutimet rreth anëtarësimit të Ukrainës pritet të dominojnë samitin dy-ditor. Ndërsa anëtarët e NATO-s pajtohen se Ukraina nuk mund të bashkohet gjatë luftës, ata nuk janë pajtuar se sa shpejt mund të ndodhë më pas dhe në çfarë kushtesh.

Rruga Press

YouTube player