Lajme

VETËVENDOSJE! publikon video/ Pushtetet e kaluara kanë amnistuar kriminelët serbë

Lëvizja VETËVENDOSJka publikuar një video përmes të cilës ka kritikuar pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”.

VV-ja ka thënë se para 10 vjetëve me procedura të shpejtuara në dy lexime brenda ditës, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kishin votuar projektligjin për amnisti “që i fali krimet e strukturave kriminale në Kosovë”.

Partia tash në pushtet kujton se atëherë kishte protestuar për këtë ligj duke qëndruar me ditë para ndërtesës së Kuvendit.

“10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës. Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR! Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë”, thuhet në përshkrimin e videos së VV-së.

Lexo më shumë  Kurti në Nju Jork: Nga solidariteti i vitit 1999 te partneriteti ekonomik me Kuvajtin

VV-ja ka shtuar se Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.

Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.

“Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend”, thuhet tutje në këtë video.

Lexo më shumë  Në 28-vjetorin e rënies heroike, Haxhiu nderon Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Në jetën e tyre dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën krah për krah

Rruga Press

YouTube player