Lajme

Pozhari i reagon ashpër Abdixhikut: Dalin dhe i konstatojnë dëmet pa treguar se vet i kanë shkaktuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se dokumenti i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, mbi çështjen e Asociacionit, është më tepër autonomi ‘’shtet brenda shtetit’’.

Ai ka thënë se ky draft-statut, projekton Federalizimin e Kosovës si koncept të ri organizativ pas shpalljes së pavarësisë.

“Si i tillë, ai jo vetëm që duhet të refuzohet si bazë negociuese por dhe të refuzohet si ambicie politike. Në Kosovë nuk do të ketë parti, nuk do të ketë qeveri e nuk do të ketë njeri që mund ta pranojë një organizim të tillë”, ka thënë kreu i LDK-së.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Atij i ka reaguar Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.

Pozhari i ka kujtuar Abdixhikut se Ekipin Menaxhues e ka emëruar ish-kryeministri nga LDK-ja Avdullah Hoti.

Ai ka akuzuar LDK-në se i ka shkaktuar shumë “bela” shtetit në dialogun me Serbinë.

“Lumir Abidxhiku paska reaguar pas publikimit të draft-statutit të përpiluar nga Ekipi Menaxhues për Asociacion duke thënë se ky draft-statut është më tepër se Asociacion, është shtet brenda shtetit.

Sigurisht, Lumiri e din edhe se Avdullah Hoti e ka emëruar Ekipin Menaxhues.

Albin Kurti e ka shkarkuar.

Sa belanë ja ka lënë LDK-ja këtij shteti në dialog! Tash dalin dhe i konstatojnë dëmet pa treguar se vet i kanë shkaktuar.

Me rëndësi, krejt e dimë se Albin Kurti po mundohet me e pastru bërllogun që e lanë pas”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *