KryesoreLajme

Posterat për Radoiçiqin në veri të Kosovës, polica nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për posterët që janë vendosur në veri të Kosovës – në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut – natën mes së shtunës dhe së dielës, në të cilat shihet fotografia e Milan Radoiçiqit me mesazhin “ Kthehu në Kosovë, vëlla – serbët nuk mund të vuajnë më”.

Fillimin e hetimeve e ka konfirmuar për mediat zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Milan Radoiçiqi ishte nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, por dha dorëheqje pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra një polic.

Radoiçiqi është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe Kosova po e kërkon për frikësim në procedurat gjyqësore, ndërsa Prokuroria e Kosovës e lidh atë me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  
YouTube player