KryesoreLajme

Muja: Zbatimi i kushtetushtmërisë në Kosovë, sjell rregull. Mos pasja asnjë masë nga BE ndajë Serbisë, sjell raste si sulmi në Banjskë

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE-es Armend Muja ka shkruajtur në faqen e tij në facebook mbi ngjarjet e fundit në Kosovë, ku vë në pah se Kosova është në rrugë të drejtë sepse po vendoset rregull dhe po zbatohen masa që përputhen me kushtetueshmërinë dhe rendin. Por fakti që BE-ja nuk reagon mbi veprimet e Serbisë tregon që Serbia e ka të hapur rrugën për një sulm tjetër si ai në Banjskë.

Lexo më shumë  Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

Postimi i plotë më poshtë:

Si mundet që mbyllja e komunave/strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i kushtetushtmërisë të Kosovës të konsiderohet masë e njënashme e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe aleatë tjerë?

Janë cilësime të tilla si kjo, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndaj Serbisë për sulmin paramilitar në Banjskë, që në fakt shkaktojnë çekuilibrim të procesit të dialogut dhe nxisin grupe të dhunshme të veprojnë dhunshëm.

Lexo më shumë  Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë javën e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Askush nuk po i hedh bezinë zjarrit. Por disa deklarara të partnerëve tanë mund të përdoren për fertilizim të tokës për tensione nga Serbia përmes grupeve kriminale. Dhe në të njejtën kohë dekurajojnë integrimin e mëtejmë të qytetarëve serb në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player