Bota

Posta ukrainase tallet me nënshkrimin e dekretit të Putinit për aneksimin e territoreve të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë sot në një ngjarje në Kremlin, ku ka nënshkruar dokumentet për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Megjithatë, dokumenti i nënshkruar nga Posta e Ukrainës flet shumë më shumë për atë se çfarë nënkupton lëvizja e Putinit.

Përkatësisht, Posta e Ukrainës ka reaguar pas lajmit se presidenti rus ka nënshkruar një dekret për njohjen e rajoneve Kherson dhe Zaporozhzhia si shtete të pavarura, gjë që duhet të jetë një hap drejt aneksimit të territoreve.

Drejtori i kompanisë, Igor Smeljanski, ka publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter një dokument me vulën e Postës së Ukrainës me një mesazh për rusët.

“Nëse sot është dita e urimeve ‘cool’, atëherë edhe unë kam nënshkruar të miat”, ka shkruar Smeljanski.

Lexo më shumë  Ukraina përdor dronë me inteligjencë artificiale për të goditur automjetet që furnizojnë trupat ruse

Në “dekretin” e nënshkruar nga Posta e Ukrainës, janë tre urdhra, të cilat janë që Posta e Ukrainës pranon:

Pavarësinë e Putinit nga mendja e kthjellët

Territori i Kremlinit si pronë e Postës së Ukrainës

Hapjet një degë kompanisë në territorin e Kremlinit për ofrimin e shërbimeve postare dhe psikologjike

Kujtojmë se sot në Kremlin, Vladimir Putin ka nënshkruar dokumente për aneksimin e Khersonit, Zaporozhzhia, Donetskut dhe Luhanskut në Federatën Ruse. Ky vendim duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë dhe të dy dhomat e parlamentit, pas së cilës do të bëhet përfundimtar.

Lexo më shumë  Trumpi kusht Iranit: Marrëveshje vetëm nëse heq dorë nga armët bërthamore

Megjithëse zyrtarët rusë pretendojnë se vendimet e aneksimit përfaqësojnë vetëm vullnetin e popullit të shprehur në referendume, shumë vende në botë, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, kanë theksuar se referendumet dhe vendimet e aneksimit janë të paligjshme nga pikëpamja ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *