KryesoreOpinion/Aktualitet

Popuj që kanë humbur gjuhën

Nga Giorgio Agamben, 11 Tetor 2024

Çfarë po ndodh sot me popujt evropian?
Ajo çfarë sot nuk mund të mos shohim është spektakli i harresës dhe i humbjes së tyre në gjuhën ku dikur kishin gjetur veten.
Modalitetet e kësaj harrese dallojnë nga populli në popull: anglosaksonet tashmë e kanë kryer rrugëtimin e tyre drejtë një gjuhe tërësisht instrumentale dhe objektivizuese – The Basic English, ku mund të shkëmbehen vetëm mesazhe gjithnjë e më të ngjashme me algoritmet – po ashtu edhe gjermanët duket se janë nisur drejt të njëjtës rrugë; francezët, pavarësisht kultit për gjuhën kombëtare dhe mbase pikërisht për këtë arsye, ndodhen të humbur në një marrëdhënie pothuajse normative ndërmjet folësit dhe gramatikës; italianët të vendosur me dinakëri në atë bilinguizëm që ishte pasuria e tyre por që i cili po shndërrohet kudo në një zhargon pa kuptim. Dhe nëse hebrejtë janë ose të paktën ishin pjesë e kulturës evropiane, është mirë që ti kujtojmë fjalët e Scholemit përballë sekularizimit të kryer nga zionizmi i një gjuhe të shenjtë në një gjuhë kombëtare : «Ne jetojmë në gjuhën tonë si disa të verbër që ecin drejt humnerës… Kjo gjuhë është e mbushur me katastrofa… do të vi dita kur ajo do ti kthehet kundër atyre që e flasin».
Në çdo rast, ajo çfarë ka ndodhur është humbja e marrëdhënies poetike me gjuhën dhe zëvendësimi i saj me një marrëdhënie instrumentale në të cilën ai që mendon se është duke e përdor gjuhën është në fakt pa e kuptuar i përdorur.
Dhe nga momenti që gjuha është vetë forma e atropogjenezës, pra e të bërit njeri i të gjallit homo, është vetë njerëzorja tek njeriu që sot shfaqet e kërcënuar.
Megjithatë është vendimtare kur sa më shumë një popull humbet në gjuhën e vet, e cila në një farë mënyre i bëhet e huaj ose tepër familjare, aq më pak është e mundur të mendohet në atë gjuhë. Ja pse sot shohim qeveritë e popujve evropian, të paaftë tashmë për të menduar, të ndrydhen në një gënjeshtër që nuk arrijnë ta kuptojnë dot. Një gënjeshtër për të cilën gënjeshtari nuk është i vetëdijshëm është në realitet thjesht një pamundësi për të menduar, paaftësia për ta ndaluar të paktën për një çast marrëdhënien komplet instrumentale me fjalën e tij.
Dhe nëse njerëzit nuk mund të mendojnë më në gjuhën e tyre, nuk duhet të habitemi nëse ata do të ndihen të detyruar ta transferojnë mendimin tek inteligjenca artificiale.
Vetëkuptohet se kjo humbje e popujve në atë gjuhë që ishte shtëpia e tyre jetësore ka mbi të gjitha një kuptim politik. Evropa nuk do ta ketë të mundur të dalë nga qorrsokaku në të cilin po mbyllet nëse më përpara nuk do të rigjej një raport mendues dhe poetik me fjalët e veta. Vetëm kundrejt këtij çmimi një politikë evropiane – që sot nuk ekziston – do të jetë me gjasë e mundur.

Lexo më shumë  Kurti viziton një nga depot e armatimit të FSK-së: Armatimi modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë

https://www.quodlibet.it/giorgio-agamben-popoli-che-hanno-perduto-la-lingua

Rruga Press

YouTube player