Bota

Polonia thotë se deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë lojërat Lojërat Olimpike

Deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, tha ministri polak i Sportit dhe Turizmit, Kamil Bortniczuk.

Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t’ua lejuar ratletëve rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë në Lojërat e vitit 2024.

Ukraina ka kërcënuar se do t’i bojkotojë ato nëse nëse kjo ndodh.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Por, IOC-ja tha të enjten se çdo bojkot do t’i “dënojë vetëm atletët”.

Bortniczuk tha se beson që do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, për t’i bllokuar planet e IOC-së, përpara takimit të 10 shkurtit.

“Duke pasur parasysh këtë, nuk mendoj se do të përballemi me vendime të vështira përpara Olimpiadës dhe, nëse do t’i bojkotojmë këto lojëra, koalicioni ku do të jemi pjesë edhe ne, do të jetë mjaft i gjerë për ta bërë të pakuptimtë mbajtjen e Lojërave Olimpike”, tha ai.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Më 31 janar, IOC ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë, dhe se

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *