BallinaLajme

Polonia masa të ashpra për festat e fundvitit

Polonia  vendosi ashpërsimin e masave anti-COVID për natën e Vitit të Ri për të shmangur përhapjen e  koronavirsuit në vend.

Qeveria ka vendosur ndalimin e lëvizjes në datë 31 dhjetor, në mënyrë që qytetarët të festojnë vetëm në nj vend dhe të shmangin grumbullimet.

Banorët do të jenë në shtetrrethim të plotë nga ora 7 e darkës deri në 6 të mëngjesit më 1 janar.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Autoritetet  paralajmëruan se nuk do të ketë hedhje të fishekzjarrëve, për të shmangur grumbullimet.

Masat e reja parashikojnë që në festat e fundvitit mund të ftohen deri në 5 familjarë. Po ashtu bizneset do të jenë të mbyllura.

Kufizimet do të zgjasin për një periudhë tre javore. Polonia ka regjistruar më shumë se 27 mijë viktima nga COVID-19.

Lexo më shumë  Opinion në “EuObserver”: Si Shqipëria po shitet copa-copa për miliarderët

Rruga Press

YouTube player