Bota

Polonia i kërkon SHBA-së armë bërthamore

Polonia ka kërkuar që armët bërthamore amerikane të vendosen në territorin e saj, mes frikës në rritje se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë për të parandaluar humbjen e ushtrisë së tij pushtuese, shkruan Reuters.

Kërkesa e presidentit polak Andrzej Duda konsiderohet nga shumë si simbolike, sepse lëvizja e armëve bërthamore më pranë Rusisë do t’i bënte ato më të cenueshme dhe më pak të dobishme ushtarakisht, sipas ekspertëve. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk kishte marrë një kërkesë të tillë.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

“Ne nuk jemi në dijeni se kjo çështje është ngritur dhe do t’ju referojmë në qeverinë e Polonisë”, ka thënë zyrtari amerikan.

Njoftimi i Dudas duket të jetë shembulli më i fundit i sinjalizimit bërthamor pasi SHBA-ja dhe aleatët e saj përpiqen ta largojnë Putinin nga përdorimi i armëve bërthamore në luftë për herë të parë që nga viti 1945. Aleatët ndërkohë po përpiqen t’i japin një përgjigje sa më ndëshkuese në rast se ai vendos të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Fjalimi i Dudas për vendosjen e armëve bërthamore pasuan ndryshimet në kushtetutën e Bjellorusisë fqinje që do të lejonin vendosjen e armëve bërthamore ruse në territorin e saj.

Presidenti polak shtoi se kishte një “mundësi potenciale që Polonia të marrë pjesë në ndarjen e armëve bërthamore”, ku pilotët nga vendi pritës trajnohen për të kryer misione me bomba bërthamore amerikane të ruajtura në territorin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *