Bota

Forcat ukrainase avancojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia

Forcat ukrainase po vazhdojnë avancimin në jug dhe lindje, duke rimarrë territorin e pushtuar nga Moska, edhe pse presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pret “stabilizim” të situatës në katër rajonet e aneksuara nga Rusia.

Urdhri i Putinit që shteti rus të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhjës, bëri që kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, të nisej në Kiev për konsultime me autoritetet ukrainase.

Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të vonë, më 5 tetor, se vendbanimet Novovoskresenske, Novohorihorivka dhe Petropavlivka, në verilindje të qytetit të Hersonit, janë “çliruar”.

Lexo më shumë  Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Hersoni është kryeqyteti i një prej katër rajoneve pjesërisht të pushtuara nga Rusia, që u aneksuan bashkë me Luhanskun, Donjeckun dhe Zaporizhjën.

Oleksandr Starukh, guvernatori ukrainas i Zaporizhjës, tha më 6 tetor se granatimet nga forcat ruse vranë të paktën dy persona gjatë natës, dëmtuan ose shkatërruan disa ndërtesa banimi, dhe shkaktuan përhapje të zjarreve.

Në rajonin lindor të Luhanskut, i cili ka qenë pothuajse plotësisht nën kontrollin rus që nga fillimi i luftës, Ukraina gjithashtu pretendoi fitore mbi forcat ruse.

Ukraina thotë se ka shënuar sukses edhe në Harkiv dhe Donjeck përgjatë fundjavës, duke fituar kontrollin e qytetit të Limanit.

Lexo më shumë  Zelensky nënshkruan ligjin që integron tregun e energjisë së Ukrainës me BE-në

Kjo qytezë është pjesë e Donjeckut, mirëpo konsiderohet si portë hyrëse në Luhansk, rajon që kontrollohet pothuajse plotësisht nga forcat ruse.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, dhe në shtator Putini shpalli një mobilizim të “pjesshëm” ushtarak për të forcuar radhët në Ukrainë, në kohën kur forcat e Kievit po raportojnë për rimarrjen e kontrollit të disa territoreve që ishin pushtuar nga forcat ruse./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *