Politikani serb: Vuçiqi po provokon luftë në Kosovë, situata në veri skenar i BIA-s dhe FSB-së
Isidor Stefanoviq, nga Nisma Liberale Demokratike në Vrajë, ka akuzuar shërbimin sekret serb dhe rus se qëndrojnë prapa trazirave në veri të Kosovës.
“E gjitha është skenar i BIA-s dhe FSB-së ruse”, ka thënë Stefanoviqi.
Stefanoviqi thotë se Vuçiqi po provokon luftë në Kosovë.
“Këta (serbët e dhunshëm në veri) janë po të njëjtit që ushtruan dhunë kundër popullit në Beograd. Vuçiqi po provokon luftë në Kosovë”, shtoi Stefanoviqi.
Në media kanë qarkulluar informacione se pjesë e grupeve të dhunshme kriminale në veri që shkaktuan dhunë, janë edhe serbë të lidhur me grupin kriminal rus Wagner.
Rruga Press