Lajme

(Video) Momenti kur persona të maskuar i shtyjnë gazetarët në Leposaviq

Disa persona të maskuar në mesin e protestuesve në Leposaviq kanë penguar punën e gazetarëve.

Në pamje shihen persona të maskuar të cilët shtyjnë gazetarët duke i penguar ata që të kryejnë punën e tyre.

Mediat ishin në transmetim direkt, kur disa protestues të maskuar fillojnë t’i shtyjnë gazetaren Adelina Ahmeti dhe kameramanin Jetmir Hoxha dhe gazetarët e kamermanët e tjerë të pranishëm.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të Escobarit, nuk doli prej nesh

Përveç shtyrjes, gazetarët janë gjuajtur me vezë dhe gjësende të tjera nga protestuesit.

Për shkak të kësaj situatë, gazetarët tani janë larguar disa metra larg komunës, në pamundësi për të raportuar nga vendi i ngjarjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *