KryesoreLajme

Politikani gjerman: Rusia ka nxitur trazira në Ballkan duke e mbështetur Vuçiqin e Dodikun

Politikani gjerman që vjen nga radhët e SPD-së, Nils Schmid, duke përmendur tensionet Kosovë-Serbi dhe ato në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë se ka shumë destabilitet në zonën e Ballkanit Perëndimor.

“Në Bosnjë-Hercegovinë shohim tensione, ka tensione mes Serbisë dhe Kosovës, ato janë shtuar kohët e fundit. Që nga dita e parë pas marrjes së detyrës, kancelari Scholz u përfshi personalisht në procesin e stabilizimit dhe perspektivave evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike për uljen e këtyre tensioneve, veçanërisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Schmid për DeutscheWelle.

Schmid shtoi se e vetmja rrugëdalje nga “këto konflikte është një perspektivë e qartë evropiane”.

Sipas tij, Rusia ka nxitur qëllimisht trazira në Ballkanin Perëndimor për disa vite, kryesisht duke ofruar mbështetje për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik.

“Rusia ka nxitur trazira në Ballkanin Perëndimor për disa vite, kryesisht duke mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodik. Ne kemi frikë se Rusia mund të vazhdojë të përpiqet të nxisë trazira dhe të nxisë tension. Kjo është pikërisht arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’i ofrohet Serbisë, si dhe Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, një perspektivë e qartë në BE për anëtarësim të plotë. Në Kosovë kemi një Qeveri që ndjek me vendosmëri kursin pro-evropian në Serbi, për fat të keq, kemi një kryetar shteti që ka vite që udhëheq politikën e mashtrimit”.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Do të shohim se si do të duken rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pra nëse do t’i forcojnë forcat proevropiane në Serbi. Me dhënien e statusit kandidat të Bosnjë-Hercegovinës, ne ofruam një perspektivë të qartë, negociatat do të hapen pas plotësimit të parakushteve specifike. Kjo është oferta jonë: prosperitet përmes bashkëpunimit. Dhe jo tensione përmes nacionalizmit. Shpresoj, në fakt jam i bindur, që qytetarët e Ballkanit Perëndimor duan të ecin pikërisht në këtë rrugë. Me disa krerë shtetesh, ne jemi skeptikë për këtë, sidomos me Vuçiq. Dhe, kjo është arsyeja pse ne po punojmë në të fokusuar për të forcuar ato forca që qëndrojnë për perspektivën evropiane”, ka përfunduar ai.

YouTube player