Bota

Shfaqen pamje të bisedës mes Zelenskyt dhe Orban, njeriut që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë të shkurtër – por intensive – me njeriun që kërcënon të bllokojë aspiratat e Ukrainës për në BE.

Ai u takua me kryeministrin e Hungarisë, në inaugurimin e presidentit të ri të Argjentinës të dielën.

Bëhet fjalë për një takim me Orban, i cili ka kundërshtuar me zë të lartë përparimin e kërkesës së Kievit për t’u bashkuar me BE.

Dhe Zelensky tha se kishte një bisedë “të sinqertë” me kryeministrin hungarez.

“Ishte sa më i sinqertë që të ishte e mundur – dhe padyshim, kishte të bënte me çështjet tona evropiane”, citohet të ketë thënë Zelensky në adresimin e natës.

Ndërsa shefi i shtypit i Orban, Bertalan Havasi konfirmoi takimin në një email që nuk adresonte nëse udhëheqësi hungarez do të vazhdonte të kundërshtonte hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

“Për sa i përket pranimit të Ukrainës në BE, Viktor Orban sinjalizoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutonin vazhdimisht këtë çështje”, ka thënë Havasi.

Ndryshe, takimi vjen përpara asaj që mund të jetë një javë vendimtare për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Presidenti Zelensky do të shkojë në Uashington DC të martën, ndërsa kërkon “të shpëtojë” një paketë ndihme të mbrojtjes nga 60 miliardë dollarë (55 miliardë euro).

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden po u kërkon ligjvënësve të miratojnë fondet, por ndihma është përfshirë në politikën e brendshme dhe partiake.

Kjo do të jetë vizita e dytë e liderit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022 – ai i mëparshmi ishte në shtator të vitit të kaluar.

Paketa është aktualisht e bllokuar në Kongres, duke u përballur me reagimin e republikanëve të cilët argumentojnë se më shumë para duhet të shkojnë për sigurinë e brendshme në kufirin SHBA-Meksikë.

YouTube player