Opinion/Aktualitet

Politikanët shqiptarë të MV bëjnë publicitet dhe ndërtojnë legjitimitet politik me kauza të huaja. Njëherë për Greqinë, pastaj me Serbinë (Ballkani i Hapur) dhe tani me Bullgarinë

Nga Bekim Qoku

Politikanët shqiptarë të MV bëjnë publicitet dhe ndërtojnë legjitimitet politik me kauza të huaja. Njëherë për Greqinë, pastaj me Serbinë (Ballkani i Hapur) dhe tani me Bullgarinë.

Edhe sa do t’i durojnë shqiptarët e MV, por edhe politika zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, këto tallje të pushtetarëve të papërgjegjshëm shqiptarë?!

Nga premtimi qesharak për “Kryeministrin e parë shqiptar”, këta pushtetarë të papërgjegjshëm tani po shtiren se ofrojnë dorëheqje që bullgarët të hynë në kushtetutën e MV. Me gjithë respektin për bullgarët, por këta janë shqiptarë dhe votat i marrin nga ta, rrjedhimisht edhe premtimet i kanë bërë për realizimin e të drejtave të tyre. Njëherë shqiptarët, pastaj bullgarët, kroatët, çifutët etj.

Lexo më shumë  PDK deshi që rezoluta ta ketë emrin “rezoluta e PDK-së”, jo e Kuvendit të Kosovës

Jashtë kësaj renditjeje është hipokrizi, papërgjegjshmëri, tradhti.

Kur do të ofrojnë ndonjëherë dorëheqje për ndonjë çështje elementare që prek kombin e vet, prej të cilit marrin legjitimitetin, si për shembull për gjuhën shqipe, apo edhe për statusin e veteranëve të UÇK-së.

Kur do të ofrojnë dorëheqje për himnin, stemën, flamurin diskriminuese të shtetit që këta pretendojnë që kaq shumë e duan dhe aq më shumë e vjedhin?

Lexo më shumë  Lustracioni i Organizates Kriminalo-Komuniste - Sa herë ndodh ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo do ndodhë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejnë gjarpërinjtë e “shteteve të thella” të Prishtinës

A do ofrojnë ndonjëherë dorëheqje si Hysni Shaqiri?

Rruga Press

YouTube player