Lajme

Liria e fjalës kundrejt pronësisë

Nga Fazli Mazreku

Te gjithe duhet te brengosemi nese fjala e lire cungohet apo cenzurohet nga qeveria, agjensite qeveritare apo entitete tjera qe kane kompetenca ne kete fushe. Madje, ne si popullate shumice ne Kosove duhet te jemi shume me te ndieshem, sepse ne e kemi provuar se cka eshte ndalimi i fjales se lire dhe segracioni ne baza etnike.

Zhurma dhe pluhuri qe po ngritet per procedurat e regjistrimit si bisnes medial te Televizionit “Klan Kosova” ende pa e thene fjalen perfundimtate organet kompetente disi po e krijon pershtypjen sikur kjo fushate e cytur nga individe, lidere te partive opozitare, madje edhe nga Quinti eshte e nxituar dhe dhe si e tille po e shperfaq infantiliterin politik dhe qellimin e keq te tyre.

Nje gje eshte e qarte si kristali: Ka dallim fundamental ne mes ndalimit te fjales se lire nga qeveria me instrumente politike apo ligjore, ne nje ane, dhe respektimin e detyrueshem te procedures ligjore per regjistrimin e cdo subjekti juridik, per fusheveprimtarine qe kerkon te regjistrohet, ne anen tjeter.

Lexo më shumë  Kuvendi sot mban seancë, në rend dite votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Legjislacioni i Kosoves eshte shume i avansuar dhe nuk besoj se ka ndonje vrime ligjore qe pengon regjistrimin e te gjitha subjekteve juridike apo fizike qe metojne te zhvillojne veprimtari te ligjshme ne Kosove.

Cuditerisht, si eshte e mundur qe ende pa u shterrur mjetet juridike administrative dhe gjyqsore te paragjykohet fajtori per shkelje te procedures ligjore?! Sikur te ishte aq shume e interesuar Bashkesia Nderkombetare per ligjshmeri ne Kosove, Kosova qe moti do te ishte antaresuar ne Keshillin e Evropes, ku do te krijohej mundesia qe Kosova te jete subjekt i Gjykates Evropiane pe te Drejtat e Njeriut ne Strasburg, dhe keshtu do te krijohej mundesi qe te pa knaqurit me vendimet e gjykatave lokale ne Kosove t’i drejtojen Gjykates Evropiane.

Lexo më shumë  Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Kosovaret si perkrahesit me denje te evropianizmit jane te privuar, pa fajine tyre, nga drejte elementare per te pase qasje ne Gjykaten Evropiane!

Si do te reagonte Quinti nese ndonje pronar i ndonje televizioni kosovar ne formularin e regjistrimit do ta shkruante adresen: Gjakovë, Republika e Shqiperise. Pa fije dyshimi, do te ngriheshin tok ne kembe Borelli, Lajcaku dhe Escobari. Kosova do te ishte ne tapete dhe do te ndeshkohej. Kurse tani kur ne formular te regjistrimit shkruhet: Djakovica, Serbija, per Quintin eshte irelevante, dhe keshtu, ne menyre te drejteperdrejte kerkohet qe ligjshemeria te aplikohet ne menyre selektive. A eshte e paneshme kjo fushate e gjuajtjes se shtrigave?!Gjithesesi jo!

Nese gjykata kompetente konstaton se revokimi i regjistrimit ka qene anti ligjor, une jam me Klan Kosova.

Rruga Press

YouTube player