Lajme

Policisë së Kosovës i kërkohet të ofrojë informata lidhur me lirimin e mundshëm të Veselit, Selimit e Krasniqit

Policisë së Kosovës i është kërkuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë që brenda dy javëve, të ofrojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Gjykatësi i procedurës paraprake në rastin e Hashim Thaçit dhe tjerëve, ka lëshuar urdhrin, pas vendimit që mori Gjykata e Apelit më 1 tetor. 

“Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, siç speficikohet më tej në aneksin e këtij urdhri, të ofrojë informata sa i përket: autoritetit dhe aftësisë së Policisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjet e individëve që janë subjekt të lirimit me kusht, monitorojnë dhe kufizojnë komunikimet e individëve të tillë, të administrojnë arrestin shtëpiak dhe të zbatojnë kushtet e bashkangjitura me lirimin e përkohshëm dhe rastet e mëparshme të aplikimit të këtyre kushteve te personat e liruara me kusht të akuzuar për krime të rënda. Po ashtu, Policia e Kosovës mund të ofrojë çdo informatë shtesë që mund të konsiderohet si relevante në lidhje me fuqizimin e lirimit me kusht. Policia e Kosovës duhet të lidhet me çdo departament apo autoritet tjetër në Kosovë nëse është e nevojshme për të siguruar informatat e nevojshme”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga Guillou.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Paneli i Gjykatës së Apelit në Speciale ka miratuar pjesërisht apelet e Veselit, Selimit e Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit së procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim.

“Paneli miratoi një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë”, u tha nga Paneli.

Lexo më shumë  Haxhiu: Ç'kuptim ka ligji i miratuar në Kuvend nëse nuk zbatohet nga prokurori, gjykatësi apo policia?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *