Bota

Policia raciste e viteve 70, kryeministrja e Zelandës së Re i kërkon publikisht falje popullit të Paqësorit: Do të shpërndajme bursa për studentët

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka kërkuar publikisht falje për policinë raciste, që ka qenë te qytetarët e Paqësorit. The Guardian shkruan se gjatë faljes publike që Ardern bëri gjithashtu të ditur se u ofroi 3.1 milion dollarë bursa studentëve të Paqësorit. Gjatë ditës së djeshme, teksa kryeministrja po kërkonte falje në qytetin Auckland, qindra njerëz u mblodhën para selisë së saj. 

Gjatë kërkimit të faljes Ardern iu nënshtrua një rituali, ku u mbulua me një mbulesë të madhe të bardhë, e cila nënkupton kërkimin e faljes duke u ekspozuar në një poshtërim publik.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Unë qëndroj para jush si përfaqësuese e atyre që ju dëmtuan. Teksa asnjë sasi shiu nuk mund të largojë kripën e hidhur nga ujërat e oqeanit, unë ju kërkoj që lidhja jonë shpirtërore të zbusë dhimbjen tuaj dhe të lejojë që falja të rrjedhë në këtë ditë. Sot, unë qëndroj në emër të qeverisë së Zelandës së Re për të ofruar një falje zyrtare dhe të parezervë për komunitetet e Paqësorit për zbatimin diskriminues të ligjeve të emigracionit të viteve 1970 që çuan në sulme,” u shpreh ajo.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
YouTube player

Në vitet 1974 deri në 1976 autoritetet policore të Zelandës së Re bastisën dëbuan dhe dënuan mijëra qytetarë të Paqësorit. Këto aksioni të policisë zakonishst bëheshin herët në mëngjes, ose natën vonë, dhe për këtë arsye mbahen mend si “Bastisjet e Agimit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *