Lajme

Policia pezulloi 89 leje drejtimi; shpejtësia skëterrë e shoferëve të gjobitur në akset Durrës-Lushnjë-Fier

Përgjatë mbrëmjes së djeshme (24 qershor) dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm (25 qershor), makina inteligjente e Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore dhe radarët automatikë të Policisë Rrugore të DVP Fier dhe DVP Durrës kanë monitoruar qarkullimin në Bypass-in e Fierit dhe në aksin rrugor “Lushnjë-Durrës” dhe anasjelltas.

Në këto akse, janë konstatuar shpejtësi nga 142 km/h deri në 179 km/h.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 89 leje drejtimi, për periudha nga 3 deri në 14 muaj, janë vendosur masa administrative nga 20.000 deri në 80.000 lekë të rinj, si dhe janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

157 masa administrative u vendosën ndaj drejtuesve të mjeteve, të cilët makina inteligjente i skanoi gjatë punës së saj, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

44 drejtues mjetesh u ndëshkuan për 3 shkelje njëherësh, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *