BallinaLajme

Policia nuk toleron shkelësit e masave anti-Covid/ Mbi 225 mln lekë gjoba në fundjavë

Policia e Shtetit shtrëngon dorën ndaj qytetarëve dhe subjekteve që shkelin masat anti-Covid.

Gjatë fundjavës, strukturat e Policisë së Shtetit kanë vendosur 2106 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje të masave anticovid, konkretisht:

  • 2005 masa për mosvendosjen e maskës mbrojtëse;
  • 7 masa për shkeljen e vetëkarantinimit të detyrueshëm;
  • 9 masa për subjektet që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes;
  • 85 masa për këmbësorët që janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 21 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë“, njofton Policia.

Lexo më shumë  Për herë të parë tani gratë shtatëzanë në Kosovë mund të bëjnë analizën e amniocintezes në QKUK

Në total, shuma e gjobave të vendosura nga Policia arrin në mbi 225 milionë lekë.

YouTube player