Lajme

Policia “luftë” me qytetarët për kangjellat: Bashkia e Tiranës të na lërë të jetojmë në shtëpitë tona

Forca të shumta të policisë bashkiake dhe efektivët e Shqiponjës u përplasën këtë të hënë me familjarët e Nazmi Shabës në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet ose ndryshe tek mbikalimi te fabrika e miellit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, familja Shaba ka demontuar pa autorizim kangjellat që janë aty.

Por banorët shprehen se kangjellat janë ekzistuese prej vitesh dhe se ajo është hyrja kryesore e shtëpisë së tyre.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Komandant Drini i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit

Mes thirrjeve na lini të hyjmë në shtëpinë tona pjestarët e familjes Shaba kërkonin ndihmën e medias që e shihnin si të vetmen shpresë.

Banorët thonë se për këtë urdhër të Bashkisë nuk janë vënë në dijeni.

Ata kërkojnë që Bashkia ti lërë të qetë të jetojnë në shtëpitë e tyre pasi janë qytetarë të rregullt të këtij vendi ku paguajnë çdo detyrim që ju takon.

Lexo më shumë  Aliu: Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Rruga Press

YouTube player