Lajme

Përgjimi i Veliajt tregon se kush e komandon sot SPAK

 “Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se Prokuroria është vënë në lëvizje,”-tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen anëtarët e shoqatës së futbollit “Tirana”. Edhe njëherë e përsërisim!

“Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me Prokurori e SPAK. Prokuroria është vënë në lëvizje!”

Këto dy fjali mjaftojnë për të rrëzuar poshtë gjithë propagandën e 5 viteve të fundit lidhur me reformën në Drejtësi e gjithë luftën e madhe që po na bën Prokuroria e Posaçme (SPAK) që nuk e kemi parë akoma, por me siguri po bën. Këto dy fjali kanë dekonspiruar atë që thuhej deri më tani nga rivalët politikë, apo në tavolina për kontrollin që pushteti ka tek institucionet e drejtësisë. Por ta thotë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, kjo është gjë tjetër. Ose siç thuhet në gjuhën e futbollit që ka filluar t’i pëlqejë shumë Veliajt, “autogol”!

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Kur mendoi që askush nuk po e dëgjonte veç të pranishmëve në sallë, Veliaj (ndoshta dhe për mburrje) foli pa teklif duke i prishur punë PS, vetes dhe shefit të tij. Pse duhet ta dëgjonte SPAK çfarë thotë Veliaj? I ka ndonjë prej hetuesëve ndonjë borxh? Apo ka ndonjë gjë tjetër që nuk e dimë? Ditë e dielë, ditë pushimi, por Veliaj e dinte se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për Armando Dukën. Si? Kush ia tha? Kush qenkan këta prokurorë që i japin informacione ditë e natë kur të ketë nevojë Veliaj?

Ndërkohë që ne, populli i thjeshtë, ose ndryshe siç na referohet Veliaj me dashamirësi “delet” dëgjojmë natë e ditë me prokurorë, me kryeministër, me ambasadorë se çoç po ndodh me reformën magjibërëse. Madje çudirat në këtë vend nuk kanë fund! Reformës ka nisur që t’i besojë e opozita që prej muajsh kërkon me ngulm që SPAK të bëjë Vettingun e politikanëve. Ngaqë ‘qanë’ atë të magjistratëve prandaj…

Lexo më shumë  Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Absurdi në këtë vend ka arritur në pikë që do na e kishte zili edhe Albert Camus! Tani nuk na duhet më që të kemi për bindje diçka, se na e thonë publikisht që të na e thonë ta dëgjojmë me veshët tonë: Ju kemi në dorë, jeni dele! Kemi çdo pushtet!

Vendi digjet, por duket se e gjithë situata nuk alarmon askënd, askush nuk reagon. As opozita, as ambasadat! Jo për gjë po janë taksat e qytetarëve të tyre që janë derdhur për pseduoreformën që Veliaj e përdor si çiflikun e lënë trashgimni. E as SPAK nga ana tjetër nuk distancohet! Ç’të bëjnë!? Si dalin dot kundër padronëve…

Faleminderit Veliaj që je i sinqetë me ne!

Rruga Press

YouTube player