BallinaLajme

Policia kontrolle të rrepta në rrugë për festa, 62 leje drejtimi të pezulluara vetëm sot

Policia ka shtuar kontrollet në rrugë gjatë festave për të evituar shkeljet në mënyrë që të shmangen aksidentet. Policia e shtetit thotë se për shkak të shtimit të lëvizjeve në akset rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur 6 radarë për të parandaluar aksidentet.

Me radarë e dragera Policia po monitoron thuajse të gjitha akset, nga ato interurbane deri tek ato rurale e brenda qyteteve për të parandaluar aksidentet. Prej mëngjesit të sotëm dhe deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player