KryesoreLajme

Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Kosova mirëpret mbështetjen për vlerat e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka shkruar se “Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe mezi presim të punojmë së bashku”.

Fitorja e Magyarit në zgjedhjet parlamentare në Hungari shënon një prej ndryshimeve më të mëdha politike në vend në dekada.

Lexo më shumë  Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Magyar, një figurë relativisht e re në skenën politike, arriti të bashkojë një koalicion të gjerë votuesish të pakënaqur me qeverisjen 16-vjeçare të Viktor Orban. Fushata e tij u fokusua kryesisht në luftën kundër korrupsionit, reformimin e institucioneve shtetërore dhe përmirësimin e sistemit të shëndetësisë dhe arsimit.

Zgjedhjet u karakterizuan nga pjesëmarrje rekord, duke reflektuar një mobilizim të lartë qytetar në një moment që shumë analistë e cilësuan si vendimtar për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe marrëdhëniet e Hungarisë me Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  “Shqiptarët i quajtën iranianë e rusë”/ Qytetarja në protestën e 41 kundër Ramës: Shqipëria nuk është skenë Hollywood-i! Politikanët të zhytur në korrupsion, nuk na përfaqësojnë më!

Rruga Press

YouTube player