BallinaLajme

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari tek ‘Ali Demi’

Policia e Tiranës ka arrestuar një person që qarkullonte me armë pa leje. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se falë bashkëpunimit me qytetarët është vënë në pranga 30-vjeçari R.L dhe është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

“Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e ‘Ali Demit’.
Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit.

Lexo më shumë  Gërvalla: Oferta e Kosovës e humbi relevancën pas mbledhjes së sotme në KiE

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë”, sqaron policia.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Rruga Press

YouTube player