Policia i vendos prangat tifozit hollandez që shkaktoi incident në hyrje të stadiumit
Nuk mund të mungojnë incidentet sporadike gjatë hyrjes së tifozëve në stadium. Përveç sendeve të ndryshme të hedhura poshtë, një tifoz hollandez e ka tepruar disi me shfrenimin e imagjinatës, teksa tentoi të thyente kordonet policore për të hyrë në stadium.
Ai menjëherë u arrestua nga forcat e shumta të policisë, teksa iu vendosën prangat. Ndërkaq mësohet se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë.
Lexo më shumë Sistemi i Tatimeve në Shqipëri në kolaps: Mijëra fatura pranohen, por nuk fiskalizohen
Ata duhet të jenë të pajisur me biletën dhe do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.
Rruga Press
Lexo më shumë Shifrat alarmante/ Pensionistët në Shqipëri në gjendje të mjeruar, të fundit në Evropë

