Lajme

Policia gjen prova të reja në Banjskë ndër to edhe dron

Prova të reja, pajisje e materiale janë gjetur e konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri mes një grupi terrorist dhe Policisë se Kosovës.

Ngjarja e cila u zhvillua dje në Banjskë të Zveçanit ka lënë pas vetes prova të shumta të cilat po vazhdojnë ende të grumbullohen nga ekipet policore e forenzika që aktualisht janë ende duke ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mediat në Kosovë mësojnë se brenda perimetrit ku dje pati sulme ndaj Policisë së Kosovës janë gjetur mjete të ndryshme të reja që grupi terrorist dyshohet se i la pas.

Mëson se edhe një dron është konfiskuar i cili i përkiste grupit terrorist.

Në anën tjetër edhe në orët e vona mbrëmë dhe aktualisht po vazhdon këqyrja e vendit të ngjarjes.

Ekipet e policisë po vazhdojnë të monitorojnë nga afër rrugët që dërgojnë në Banjskë e edhe pikat e tjera.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Rruga Press

YouTube player