Lajme

Policia e Kukësit konfirmon ndotjen e ujit: Në spital shumë qytetarë me simptoma helmimi, po hetojmë

Prokuroria dhe policia e Kukësit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për helmim të qytetarëve nga uji i pijshëm.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës bëjnë me dije se  pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.

Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialistët e Ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen dhe më pas kanë shkuar  në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me siptoma helmimi.

Lexo më shumë  “Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave përgjegjës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Zvogëlimi i barrës administrative është prioritet i Qeverisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *