Lajme

Policia e Kosovës sekuestron sasi të madhe të duhanit të kontrabanduar

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, më datën 24.10.2023 rreth orës 11:25 në hyrje të fshatit Dobërçan, ka ndalur një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.

Paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit:

Lexo më shumë  FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

“Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej  90 kg

”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg

”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg

”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg

Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej  960 paketime x 0.5 kg., në total 480 kg duhan i përpunuar.

Lexo më shumë  FSHF bashkëpunim me Serbinë, reagojnë ''Tifozat Kuqezi'': Përveç gjenocidit, kanë luftuar edhe ''sportivisht'' kundër nesh. S'kemi pse kapërcejmë Kosovën

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës pavarësisht funksionit që ata kryejnë.

Rruga Press

YouTube player