Lajme

Kurti takon ministrin e grek të Mbrojtjes e diskutojnë për sulmin në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë. Ai ka shkruar se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri.

“I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit me Serbi”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player