KryesoreLajme

Policia e Kosovës sekuestron elemente të dyshuara kriminale dhe terroriste në Donje Jarinje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se njësitë e Policisë së Kosovës vazhdojnë operacionet për çmontimin e elementeve kriminale dhe terroriste që dyshohet se lidhen me Serbinë, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank,” ka deklaruar ministri Sveçla.

Lexo më shumë  “Shqiptarët i quajtën iranianë e rusë”/ Qytetarja në protestën e 41 kundër Ramës: Shqipëria nuk është skenë Hollywood-i! Politikanët të zhytur në korrupsion, nuk na përfaqësojnë më!

Ai theksoi se punët e institucioneve të sigurisë do të vazhdojnë pa ndërprerje.

“Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë. Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cënon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm.”

Lexo më shumë  Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Autoritetet e sigurisë bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke garantuar se çdo situatë që rrezikon rendin dhe sigurinë do të adresohet me seriozitet maksimal.

YouTube player