KryesoreLajme

Policia e Kosovës largon dronin që ra në lagjen Bair të Mitrovicës

Sot rreth orës 14:00 ka rënë në një oborr të një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës një dron i përmasave rreth tre metra e gjysmë.

Pronari i shtëpisë ku ka rënë droni, Fuad Sylejmani tha se ka lajmëruar menjëherë forcat e rendit dhe më pas ata e kanë larguar dronin nga oborri i shtëpisë së tij.

“Kemi qenë duke punuar në oborr, rreth orës 14:00 kur ra droni, nuk kemi vërejtur ndonjë mbishkrim në dron, por kemi thirrë menjëherë policinë”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *