Lajme

Nuk kemi mjekë psikologë, dhjetëfishohet numri i pacientëve në Spitalin Psikiatrik të burgjeve

Shqipëria renditet në vendin me më pak shtretër në spitale për personat që vuajnë nga shëndeti mendor. Madje numri më i lartë i të shtruarve me këto probleme gjendet në burgje. Në diskutimin në parlament, ekspertët ngritën shqetësimin dhe për mungesën e mjekëve, duke theksuar se të rinjtë zgjedhin më shumë emigrimin.

“Shqipëria ka numrin më të vogël të shtretërve psikiatrikë për 100 mijë banorë.”

Rritja e individëve që kanë probleme të shëndetit mendor, është pasuar me mungesë të mjekëve të kësaj fushe.

Në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë është kërkuar që të rriten kuotat për studentët, madje duke e dyfishuar krahasuar me nevojat e vendit.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Ekspertët e mbështetesin me situatën e krijuar pas largimit të mjekëve.

“Do të jetë shumë e vështirë po nuk prodhoi shkolla jonë numër njerëzish, me ritmin e tyre do prodhohen dhe me ritmin e tyre do të shkojnë dhe në Gjermani pasi mbarojnë studimet.”

Situata në burgje duket se është edhe më alarmante, ku krahasuar me vitin 1996 të shtruarit thuajse janë dhjetëfishuar.

“Kishim gjithësej 4 persona të tillë në ’96-ën, kemi 320. Brenda sistemit të burgjeve kemi Spitalin më të madh Psikiatrik që është sot në Shqipëri. 150 shtetër që të reduktojnë 300 të sistemit të burgjeve dhe llogaria në para bëhet shumë kollaj”.

Në raportimin në Komisionin e Shëndetësisë është theksuar domosdoshmëria e dhënies së shërbimit të shëndetit mendor në të gjithë spitalet rajonale por dhe rritja e shtretërve në rrethe dhe kjo e shoqëruar me uljen e vendeve në burgje.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

“Hapja e pozicioneve zyrtarisht të vendeve të punës jo vetëm për psikiatrit por gjithë ekipin. Është fjala për ekip nëse faza e tretë do të bjerë që të jetë ndërtim pavionesh psikiatrie brenda secilit prej spitaleve rajonale.”

Në vitin 2021, rreth 76 mijë persona kanë marrë shërbimin e mjekut psikiatër, nga të cilët 90 përqind kanë qenë të rritur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *