Bota

Po vjen kriptovaluta e re, PayPal planifikon publikimin e valutës së saj digjitale

Gjiganti teknologjik PayPayl po përgatitet për lansimin e kripto tokenit të saj, ka njoftuar kjo kompani.

“Po hulumtojmë stabilcoin; nëse ndonjëherë vendosim të nisemi përpara, do ta bëjmë, do të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë”, tha për Bloomberg, shefi i departamentit të kriptovalutave në PayPal, Jose Fernandes da Ponte.

Kompania po shqyrton realizimin e “parasë së sigurtë” – kriptovalutën që ka “përkrahje” të parasë (pa mbulesë materiale) apo mallra.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thërret për riarmatim afatgjatë të Evropës

Planet e PayPal i zbuloi programeri Steve Mosser, i cili bëri të ditur që “PayPal coin” do të përkrahet nga dollari.

Zëdhënësja e PayPal, ka thënë se aktualisht po shqyrtohet nisja e kriptovalutës së tyre, dhe se për emrin dhe karakteristikat do të diskutohet kur monedha digjitale të jetë e gatshme për prezantim. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *