Sport

Kroos rendit kushtet për të vazhduar karrierën me Real Madrid

Nëse ka një lojtar të padiskutueshëm te Real Madrid, ku në fakt mund të jenë disa por për Carlo Ancelottin është padyshim Toni Kroos.

Mesfushori gjerman është motori i mesfushës bashkë me Casemiro dhe Modriç dhe në një intervistë të fundit ai ka lënë hapur derën për të vijuar karrierën edhe pas vitit 2023 ku i skadon kontrata me Real Madrid. Për Kroos janë 3 kushte që nëse nuk plotësohen, nuk do të mundësonin qëndrimin…

“Unë e di se çfarë kam dhe mendoj unë për këtë klub dhe çfarë mendon klubi për mua. Në një moment ne do të afrohemi në një mënyrë shumë të relaksuar dhe mund të bisedojmë. Besimi është themeli i gjithçkaje dhe unë ende ndihem plotësisht mirë këtu por një sërë gjërash duhet të ndodhin dhe të plotësohen. Gjëja e parë është që niveli i ekipit dhe i imi duhet të përkojnë me njëri tjetrin, pra të kemi nivel të lartë. E dyta, që duhet tmë shoqërojë është fiziku im, të jetë ok. Dhe e treta, që dëshira ime të jetë për të vijuar këtu. Kur të gjitha këto të bashkohen, do të flasim. Do të flasim në një moment dhe nëse jo, kam ende kontratë deri në vitin 2023”, deklaroi Kroos por më pas shtoi sërish se e ardhmja e tij është dhe do të mbetet Real Madrid deri në fund.

“Dua ta përfundoj karrierën time te Real Madrid dhe do të ndodhë. Do të fokusohem vetëm te ky klub. Është sezoni im i tetë këtu dhe është një marrëdhënie e jashtëzakonshme që nuk do të rrezikoja kurrë të luaja poker”, përfundoi mesfushori gjerman tashmë i tërhequr nga kombëtarja e “panzerave”./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *