Bota

Po vdesin nga uria për shkak mbylljes nga COVID-19, video tronditëse nga Shangai

Shangai një nga qytetet më të mëdha dhe me një popullësi të dendur në Kinë konsiderohet tani si ‘Whani i ri’ pas rritjes së rasteve të infektuar nga COVID-19.

Në qytetin ku jetojnë më shumë se 26 milion banorë, vetëm ditën e djeshme rezultuan të infektuar me COVID-19, 24 mijë e 943 persona.

Ndërkohë që në qendrën financiare është shpallur shtetrrethimi në kuadër të politikave të “rastit zero”, vetëm punonjësit e kujdesit shëndetësor, vullnetarët dhe personeli i dërgesave mund të largohen nga shtëpitë e tyre.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

Ndërsa izolimi i plotë në qytetin ku jetojnë miliona njerëz, ka shkaktuar probleme në furnizimet me ushqime dhe kjo duket në videot e shpërndara në rrjete sociale ku shfaqen britmat e revoltës së njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Eksperti global i sigurisë shëndetësore Dr. Eric Feigl-Ding deklaroi se uria po rritet me shpejtësi në rajon dhe tha se është i shqetësuar se do të ndodhë një tragjedi shumë më e madhe. 

Lexo më shumë  Demokratët më afër fitores në Mississippi, Colom thellon epërsinë ndaj republikanes

Thuhet se shumë njerëz në qytet hanë një vakt në ditë. 

Për më tepër, thuhet se ndërsa dorëzimi i ushqimit kushtonte 30 juanë në periudhën para karantinës, tarifa e dorëzimit tani është rritur në 200-300 juanë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *