BallinaLajme

‘Po shkelet Kushtetuta’ Ralf Gjoni: Skandal! Duhen tre emra për kandidatë, më është paraqitur vetëm 1

Deputeti Ralf Gjoni në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se po shkelet Kushtetuta pasi KED duhet të dërgonte tre emra për kandidaturë në vakancë ndërkohë që ai përpara ka vetëm një emër.

Ndër të tjera Gjoni shprehet se kjo që po bëhet është skandaloze pasi është kundër ligjit.

Në që sapo parashtruat tani thatë se KED ka dërguar kandidaturën për vakancën në Gjykatën Kushteutee. Sipas kushtetuese, KED duhet të na dërgoj një listë me 3 emra, ju e dini këtë shumë mirë si juriste që jeni. Sot kam para meje një listë me një emër. Kushtetua më detyron që të përzgjedh 1 emër nga 3 emra në liste. Tani dua të di pse është futur një fletë e tillë votimi në kundërshtim të hapur me ligjin e cila u amendua e shkruar nga ekspert të OPDATE dhe Eurualis. Pse duhet ë votojmë në kundërshtim me rregullat? Sot dua të votojë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por jo kundër ligjit. Nëse diçka e tillë do të votohej në Francë, Angli, do bëhej skandal. Pse duhet të votojmë vetëm një emër dhe pse po thyejmë kushtetutën?! Ndaj zonja Hysi na e shpjegoji se pse sot deputetët ftohen që të thyejnë Kushtetutën!”, tha Gjoni.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player